Kallëzim penal për ish drejtoreshën e Toksikologjisë, Besija Iljazi

Kallëzim penal për ish drejtoreshën e Toksikologjisë, Besija Iljazi

Gazetar: Adnan Qaili

Ish drejtoresha organizative e Klinikës së Toksikologjisë, Besija Iljazi, vihet nën llupën e MPB-së nën dyshimin se ka dëmtuar institucionin me më shumë mbi 10 mijë euro. Policia ngriti kallëzim penal me bazën që Iljazi në mënyrë retroaktive ka lëshuar dy urdhërpagesa për muajin prill dhe maj 2024 dhe ka paguar kompensim mujor për gjoja punësim të 17 personave. Duke tejkaluar kompetencat e saj zyrtare, më 15 maj të këtij viti, Iljay ka lidhur 15 kontrata për punë me 15 persona të angazhuar në Klinikën e toksikologjisë, por edhe me persona të tjerë, të cilat ishin pa bazë ligjore të rregulluar për praninë e tyre në klinikë.

“Pagesat e theksuara janë kryer në kundërshtim me ligjin, me çka e denoncuara B.I. ka dëmtuar buxhetin e Klinikës së Toksikologjisë në shumën e përgjithshme dhe me pagesat e tatimeve prej 659.781 denarësh. Ajo kreu veprime zyrtare, të cilat nuk ka guxuar ti bënte, përkatësisht B.I. ka kryer vepër penale: keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe autorizimeve, sipas Nenit 353, paragrafi 3 i Kodit Penal”, deklaroi Goce Andreevski, Zëdhënës i MPB-së.

Nga MPB thonë se pagesat janë bërë në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara ligjore, dhe se për këto pagesa është llogaritur dhe paguar tatimi personal në vlerë prej 23.334 denarësh për muajin prill dhe 42.647 denarësh për muajin maj 2024. Në të njëjtën ditë që Iljazi merrte detyrën si Ushtruese Detyre Drejtoreshë organizative në Toksikologji, u shpallën edhe zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që sipas Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, Kodit zgjedhor, si dhe Ligjit për kujdesin shëndetësor, nuk lejohet të lidhen kontrata për punësimin e personaveapo të krzerjes së pagesave të jashtëzakonshme. Gjatë periudhës që po ushtronte detyrën Iljazi tha se kontratat ishin të vlefshme, me mjete të ndara nga Ministria e Financave, dhe të firmosura nga Ministri i atëhershëm i shëndetësisë, Ilir Demiri. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button