Ari dhe safirët: Djali i indianit më të pasur nuk kurseu para në dasmë, u dhuroi miqve të tij orë 250 mijë dollarë
Anant Ambani , djali më i vogël i njeriut më të pasur të Indisë, dhe Radhika Merchant po festojnë dasmën e tyre magjepsëse dhe të shtrenjtë këtë fundjavë dhe detajet e luksit të paturpshëm që i rrethon po dalin ngadalë.

Gjegjësisht, në rrjetet sociale është shfaqur një video në të cilën shihet se miqtë e dhëndrit po mburren me dhuratat luksoze. Anant i trajtoi miqtë e tij më të ngushtë me orët luksoze Audemars Piguet, edicioni i kufizuar – secila me vlerë rreth 250,000 dollarë.
“Dhe ata thonë se India është një nga vendet më të varfra”, “Ambanis shpenzojnë paratë e tyre sikur nuk ka nesër”; “Kjo është çmenduri”, janë disa nga komentet.
Giving a huge surprise to his groomsmen including Shahrukh Khan and Ranveer Singh, Anant Ambani gives watches worth Rs. 2 cores as a wedding gift. #AnantRadhikaBlessings #RadhikaMerchant #Mumbai #Maharashtra #AnantRadhikaCelebration pic.twitter.com/ePeRq6Sowd
— kumar Ashutosh Anand (@Ashutos59663780) July 14, 2024