Një truk për të arritur shijen perfekte të misrit të zier

Nëse dëshironi të arrini shijen perfekte të misrit të zier, zierja e tij në gjalpë dhe qumësht do t'ju ndihmojë në këtë.

Ngrënia e misrit të gatuar ka përfitime të shumta. Vetëm disa prej tyre janë: reduktimi i rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, reduktimi i përthithjes së kolesterolit, rregullimi i tretjes, forcimi i kockave, etj.

Ju duhen: 5 kallinj misër të rinj, një litër ujë, 200 ml qumësht, 115 g gjalpë dhe 1 lugë çaji kripë.

Pastroni kallinjtë e misrit dhe i prisni në gjysmë. Ngrohni ujin në një tenxhere të madhe.

Kur uji të vlojë, shtoni qumështin dhe gjalpin. Hidhni kripë dhe shtoni kallinjtë e misrit të ri. E mbulojmë pjesërisht tenxheren dhe i gatuajmë për rreth 10 minuta.

LEXO EDHE:

Back to top button