Ja çfarë bën funksioni më i ri i Instagramit
Ja çfarë bën funksioni më i ri i Instagramit

Instagram, platforma e ndarjes së fotove dhe videove në pronësi të Meta, ka njoftuar një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të shtojnë skedarë audio të shumtë në “Instagram Reels”. Deri më tani, përdoruesit mund të shtonin vetëm një temë muzikore.
Funksioni i ri tashmë ka filluar të shpërndahet për një numër të madh përdoruesish në mbarë botën.
Adam Mosseri, kreu i Instagram, njoftoi në platformë se përdoruesit tani do të jenë në gjendje të shtojnë deri në 20 skedarë audio në videot e tyre në Instagram.
Kur përdoruesit e Instagram shtojnë këngë të ndryshme në Reels e tyre, ajo përzierje audio shënohet se u përket përdoruesve dhe gjithashtu u lejon të tjerëve ta përdorin dhe ta ndajnë atë.