Klubet shqiptare vazhdojnë në turin e dytë, mësohen emrat e kundërshtarëve

Malisheva, Vllaznia, Tirana dhe Shkëndija kanë mbyllur aventurën në garat evropiane, ndërsa shtatë klube shqiptare kanë mbetur në garë.

Ballkani, Llapi, Drita dhe Struga Trim Lum do të jenë pjesë e raundit të dytë të Ligës së Konferencës, me suharekasit që do të luajnë ndaj maltezëve të Hamrun Spartans. Struga Trim Lum do të përballet me Pjunik Jerevanin, Llapi do të sfidojë danezët e Brondbit, ndërsa Drita do të ketë punë me islandezët e Breidablik.

Ekipet e Superiores së Shqipërisë, kanë mbetur dy në garë, Egnatia dhe Partizani, me rrogozhinasit që do të luajnë ndaj një ekipi islandez, Vikingur Reikjavik, ndërsa tiranasit me një skuadër gjeorgjiane si Iberia 1999 Tbilisi. Edhe Deçiçi do të ketë kundërshtar gjeorgjian si Dinamo Batumi.

Ndeshjet e turit të dytë do të luhen më 25 korrik dhe 1 gusht.

Liga e Konferencës/ Raundi i Dytë

BALLKANI – Hamrun Spartans

STRUGA – Pjunik Jerevan

Brondby – LLAPI

Breidablik – DRITA 

Vikingur Reikjavik – EGNATIA

Iberia 1999 Tbilisi – PARTIZANI

Dinamo Batumi –DECIC

LEXO EDHE:

Back to top button