Ja sa masa janë shqiptuar në Shkup

Ja sa masa janë shqiptuar në Shkup

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, me ç’rast në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 158 masa, 12 prej të cilave për drejtim të automjetit pa patentë shoferi dhe 36 për kundërvajtje që u bëjnë motoçiklistët.

Siç njoftoi MPB-ja, janë shqiptuar gjashtë sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë masa për kalim në sinjal të mbyllur – semafor të kuq.

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe së bashku kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thekson MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button