Merr flakë jahti në Turqi, 17 të lënduar, mes tyre tre në gjendje të rëndë

Merr flakë jahti në Turqi, 17 të lënduar, mes tyre tre në gjendje të rëndë

Më shumë se 17 persona kanë pësuar lëndime në bordin e një jahti në brigjet e resortit turk të Marmaris, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë. Si pasojë e zjarrit u evakuuan e 96 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Disa turistë të huaj u hodhën në ujë për të shpëtuar, ndërsa të tjerë u shpëtuan nga ekuipazhet e jahteve, anijeve dhe rojeve bregdetare aty pranë.

Turqia ka nisur hetime rreth incidentit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe për të vlerësuar çdo gabim të mundshëm në protokollet e sigurisë ose pajisjet në bord.

LEXO EDHE:

Back to top button