Mbipesha tek fëmijët, ja faktorët që ndikojnë. Si ta menaxhojmë!
Mbipesha tek fëmijët, ja faktorët që ndikojnë. Si ta menaxhojmë!

Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me mbipeshën, ku thekson se kjo e fundit është kequshqyerje që lidhet me disa faktorë.
Pediatrja shkruan se e rëndësishme është kufizimi i kalorazhit ditor në ushqimet e përpunuara dhe të mëremi me aktivitete sportive.
“Mbipesha është kequshyerje.
Ajo lidhet me disa faktorë.
1-ushqyerja e papërshtatshme,
(të procesuara….që kanë humbur vlerat gjatë përpunimit)
2- e tepërt (në kalori)
3- e njëanshme….Psh përdorimi pa kriter i brumërave në raport me proteinat.
4-Zakonet në ushqyerje ( abuzimi me kripën, sheqerin ose fasfoodet)
5-Përthithja jo e mirë në zorrët.
(Intolerancat dhe Infeksionet e shpeshta).
Këshilla
Këshillimi dietetik tek nutricionisti, dmth kufizimi i kalorazhit ditor në ushqimet e konsumuara.
Terapia e sjelljes (ndryshimi i të sjellurit ndaj ushqimeve)
Aktivitetet sportive mbeten mënyra më e mirë për të luftuar dhjamosjen”, shkruan mjekja.