10 ditë – Vazhdon të mbetet aktiv zjarri në malin Serta

Vazhdon të mbetet aktiv zjarri në malin Serta

Gazetare: Ajnur Bafqari

Edhe përkundër tentimeve të autoriteteve që ta shuajnë zjarrin në malin Serta, ai për më shumë se 10 ditë vazhdon të mbetet aktiv, shkruan Alsat.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me krizat tha se përskaj zjarreve të tjera aktive, dy vatra ndodhen pikërisht në këtë mal. Ato për momentin nuk rrezikojnë vendbanime.

“Në malin Serta, Akoma kemi dy zjarre që po digjen në lokacione të ndryshme. I pari është nga poligoni ushtarak ‘Krivollak’ në drejtim të lumit të Bregallnicës…, ndërsa I dyti  ndodhet mbi fshatin Puhçe, në drejtim të fshatit Sellcë, për të cilin mund të them se kemi kontrollë të pjesshme dhe aspak nuk i rrezikon dy fshatrat”, tha Stojançe Angellov, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Krizat.

Aktualisht zjarre aktive ka në komunën e Pllasnicës, dy në territorin e Çashkës, dy në territorin e Dollnenit, ndërsa zjarri në komunën e Novosellës, vazhdimisht shuhet, dhe vazhdimisht ndizet sërisht.

“Zjarri i fundit që vazhdimisht e shuajmë dhe përsëri ndizet, është zjarri në territorin e komunës së Novosellës, në vetë kufirin bullgar, në afërsi të kufirit ku edhe përskaj tentimeve tona që ta shuajmë, përsëri ndizet, përsëri ka tym, ndërsa në orët e pasdites ndonjëherë nxjerr zjarr”, theksoi Stojançe Angellov, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Krizat.

Prej kapaciteteve të huaja që erdhën në ndihmë për vendin, aktualisht në dispozicion është vetëm helikopteri malazez, që bashkë me kapacitetet vendore vazhdojnë luftën me flakët./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button