Pasaporta e Singaporit dokumenti më i fuqishëm i udhëtimit në botë

Pasaporta e Singaporit dokumenti më i fuqishëm i udhëtimit në botë

Singapori mban vendin e parë për sa i përket lirisë për të lëvizur në vende të ndryshme të botës, me 195 destinacione. Pasaporta e Singaporit sapo është emëruar dokumenti më i fuqishëm i udhëtimit në botë në një renditje tremujore të pasaportave me ndikimin më të madh ndërkombëtar. Pasaportat e radhës që do t’i afrohen fuqisë globale të Singaporit janë ato të Japonisë, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës, të cilat së bashku mbajnë vendin e dytë dhe qytetarët e të cilëve mund të gëzojnë udhëtimin pa viza në 192 destinacione. Më pas, në vendin e tretë në renditje, vijnë Koreja e Jugut, Suedia, Finlanda, Austria, Irlanda, Luksemburgu dhe Holanda, të cilat të gjitha kanë privilegjin e udhëtimeve pa probleme në 191 destinacione. Mbretëria e Bashkuar, e cila në të kaluarën mbante vendin e parë së bashku me Shtetet e Bashkuara, është në vendin e katërt (190 destinacione), krahas Zelandës së Re, Norvegjisë, Belgjikës, Danimarkës dhe Zvicrës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button