Taravari: Ministria e Shëndetësisë ka nisur shqyrtimin e kushteve për punësimin e 300 specializantëve
Taravari: Ministria e Shëndetësisë ka nisur shqyrtimin e kushteve për punësimin e 300 specializantëve

Gazetare: Ajnur Bafqari
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ndau detaje të tjera lidhur me vendimin e mbrëmshëm të qeverisë, për angazhimin e 600 specuialuizantëve të ri nëtë gjithqa institucionet shëndetësore publike të vendit. Taravari tha se 300 specializantët e parë do të puynësohen këtë vit, ndërsa 300 të tjerër, në vitin tjetër. Ai shtoi se ministria po harton kriteret e punësimit, si dhe po analizohet edhe gjendja fgaktive në shtëpisë e shëndetit, me vendet e munshme të shpërndarjes së tyre.
“Tani për tani prioritet ishin. Edhe detyra ime personale ishte që të gjeja zgjidhje për specializantët dhe jam shumë i lumtur që arrita që në muajin e parë të gjejmë zgjidhje. Pas informatës së ministrisë që kaloi në Qeveri, prej gjithsej 647 specializantë, 300 do të punësohen këtë vit. Vetëm tani duhet të vendosim kritere dhe më pas të kërkojmë se ku ka interes nëpër shtëpitë e shëndetit. 300 të tjerë do të mbeten për vitin e ardhshëm”, tha Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë.
Specializantët e kanë mirëpritur vendimin e mbrëmshëm. Ata kishin zhvilluar një takim me ministrin, ku kishin diskutuar lidhur me kushtet dhe kriteret, mbi bazën e të cilave do të punësohen specializantët.
“Biseduam për këtë temë më ministrin e shëndetësisë si dhe për kushtet dhe kriteret, në bazë të të cilave kolegët në specializim do të punësoheshin. Propozimi ynë ishte që të jetë viti i specializimit, mesatarja, lloji i specializimit dhe disa kritere të tjera për të cilat ministria e shëndetësisë do të ngrejë lista anketuese ku të gjithë kolegët do t’i plotësojnë…”, deklaroi Aleksandra Georgieva, specializante.
Taravari, tha se në kornizat e këtij buxheti, pret që ta rregullojë edhe çështjen e punësimit të personelit të mesëm mjekësor, të cilët punojnë prej një kohe të gjatë, por pa vendime punë. Deri në fund të vitit pritet që ata të jenë të punësuar të rregullt.
“Ndërkohë angazhimi im i ardhshëm do të jetë që të shohim këta që një periudhë më të gjatë, veçanërisht personeli i mesëm mjekësor, që prej një periudhë më të gjatë punon, por nuk kanë vendime pune, të gjejmë zgjidhje edhe për ata, që deri në fund të vitit edhe ata të jenë të punësuar të rregullt.
-Domethënë do të pritet buxheti i ri?
-Nuk do ta presim buxhetin e ri…. ”, u përgjigj Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë. /Ajnur Bafqari