Prokuroria nis hetim për vrasjen në fshatin Debresh të Gostivarit

Prokuroria nis hetim për vrasjen në fshatin Debresh të Gostivarit

Prokuroria ka nis hetim për vrasjen në fshatin Debreshe të Gostivarit. 3 vëllezër janë të dyshuar për vrasjen e bashkëfshatarit të tyre pak ditë më parë. 3 vëllezërit me paramendim dhe për hakmarrje të pamëshirshme ia morën jetën bashkëfshatarit të tyre, me të cilin kanë pasur mosmarrëveshje prej kohësh, njofton organi i akuzës.

“Në ditën kritike fillimisht ka ndodhur një përleshje fizike mes njërit prej vëllezërve dhe viktimës. Pas përleshjes, i dyshuari ka telefonuar vëllezërit e tij, të cilët të revoltuar kanë marrë armë zjarri nga shtëpitë e tyre – një kallashnikov dhe një pistoletë. Të tre kanë shkuar në shtëpinë e viktimës me një veturë “Volvo” me targa zvicerane”, thonw nga Prokuroria Publike.

Të dyshuarit, kanë gjuajtur me pistoletë dhe kallashnikov ndërsa viktima ka humbur jetën menjëherë. Prokurori publik në Gjykatën Themelore në Gostivar kërkon paraburgim për të dyshuarit, për shkak të rrezikut për arratisje apo për të penguar procedurën penale duke ndikuar te dëshmitarët nëse lind nevojë që të dëgjohen, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ngjarja tragjike ndodhi më 23 korrik në fshatin Debreshe të Gostivarit. Sipas dëshmitarëve okularë përplasja mes palëve kishte filluar për çështje banale respektivisht për vend parkim, por të dyshuarit dhe viktima kanë pasur edhe konflikte të vjetra.

LEXO EDHE:

Back to top button