KRRE: Nga 1 gushti ulet çmimi i ngrohjes në Maqedoninë e Veriut
KRRE: Nga 1 gushti ulet çmimi i ngrohjes në Maqedoninë e Veriut

Gazetar: Adnan Qaili
Nga 1 gushti, banorët e Shkupit do të kenë fatura më të lira për ngrohjen qendrore. Vendimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë e bëri të ditur kryetari Marko Bislimoski, shkruan Alsat.
Për shfrytëzuesit e EMV çmimi ulet për 3,16%, ndërsa për ata që furnizohen me energji termike nga ngrohtorja “Shkup Veri” ulet për 1,71%. Ulja më e vogël e çmimit është për përdoruesit e “EMV Energjetika”, për 0.5% Bislimovski tha se ulja e çmimit për amvisëri është llogaritur pa subvencionimin e qeverisë dhe nëse vazhdon subvencionimi i faturave, atëherë ulja e çmimit do të ishte në vlerë prej 17.35% më lirë.
“Tani me situata me çmimet e gazit natyror në bursat botërore po stabilizohen. Deri më tani nga buxheti i shtetit për amvisëritë që gravitojnë në Qytetin e Shkupit, janë shpenzuar afërsisht 12 milion euro, kjo nënkupton që taksapaguesit nga i gjithë vendi, bie fjala qytetarët nga Velesi, Manastiri, Prilepi, Ohri dhe qytetet tjera, me paratë e tyre që e mbushin buxhetin treguan solidaritet për shkupjanet deri më tani. Realisht, më tepër nuk ka nevojë”, u shpreh Marko Bislimovski, Kryetar i KRRE-së.
Kreu i KRRE-së Marko Bislimovski iu bën thirrje Qytetit të Shkupit që të përfundoj rikonstruimin e urës Bellasica, e cila më shumë se një vit qëndron në statusin e objektit të rrezikuar, përmes të cilit kalon tubi kryesor i përçuesit të energjisë termike që vjen nga Shoqëria aksionare “TETO”, e cila furnizon me 1/3 e çmimit më të lire sesa e ofrojnë ngrohtoret tjera në kryeqytet.
“Mos t’ia lejmë rastësisë, të jemi të përgatitur që në sezonin e ardhshëm të ngrohjes me porositje të energjisë termike edhe në kushtet më ekstreme, me një qëllim të vetëm iu bëj thirrje për kryerjen e rikonstruimit të tubit përçues të urës Bellasica që do merreshin sa më tepër sasi të energjisë termike nga ‘TETO’ e cila për momentin e ka më të lirë për 36% çmimin se sa e japin ngrohtoret tjera në Shkup”, tha Marko Bislimovski, Kryetar i KRRE-së.
Krahas uljes së çmimit për amvisëritë, ulje të ndjeshme do të ketë edhe për përdoruesit e biznesit – shkollat, kompanitë dhe objektet komerciale ku të kyçurit në sistemin EMV do të kenë ulje çmimi prej 17,3%, për konsumatorët e amvisërive nga ngrohtorja “Shkup Veri” çmimi do të ulen 1,71%, kurse për jo amvisëritë siç janë objektet shkollore, institucione administrative dhe objekte tjera komerciale do të ketë ulje 17.22% dhe për konsumatorët e amvisërisë që marrin energji termike nga ‘EMV Energjetika’ ulet për 0,5% ndërsa për të tjetër është më e lirë për 40%./ Alsat.mk