Është konfirmuar: Ky frut ul me të vërtetë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Është konfirmuar: Ky frut ul me të vërtetë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Në konferencën Nutrition 2024, të mbajtur në Shtetet e Bashkuara, ekspertët nga Instituti i Teknologjisë i Universitetit të Illinois prezantuan rezultatet e studimit të tyre të fundit. Ata rekrutuan 62 pjesëmarrës nga mosha 20 deri në 60 vjeç për të marrë pjesë në një eksperiment që hulumtonte se si frutat ndikojnë në rrezikun e sëmundjes.

Subjektet u ndanë në dy grupe, njëri prej të cilëve merrte një grusht luleshtrydhe si ëmbëlsirë çdo ditë, dhe tjetri jo. Pjesëmarrësit që konsumuan luleshtrydhe treguan funksion të përmirësuar të endotelit – qelizat që rreshtojnë pjesën e brendshme të zemrës. Endoteli është përgjegjës për presionin e gjakut dhe aftësinë e zemrës për t’u kontraktuar.

“Gjendja e gjakut dhe enëve të tyre limfatike është përmirësuar ndjeshëm. Këtë e kanë vërtetuar një sërë testesh”, shprehen në përfundim shkencëtarët.

Luleshtrydhet përmbajnë fibra, antioksidantë, acid folik dhe vitaminë C, dhe përveçse promovojnë shëndetin e zemrës, ato forcojnë imunitetin dhe parandalojnë kapsllëkun.

LEXO EDHE:

Back to top button