Kaos nga pritjet para Drejtorisë së Librave Amë
Kaos nga pritjet para Drejtorisë së Librave Amë

Gazetare: Ajnur Bafqari
Ardhja e mërgimtarëve ka shtuar rradhët e pritjeve në Drejtorinë e Librave Amë, veçanërisht të mërgimtarëve që duan të regjistrojnë fëmijët e lindur jashtë shtetit, apo edhe për nxirrje të zakonshme certifikatash, shkruan Alsat.
Qytetarët që kërkojnë shërbime, ankohen se nuk po punohet me kapacitete të plota, ndërsa nga vëzhgimi ynë, sot gjetëm që nuk funksiononte as sistemi elektronik për dhënien e numrave të pritjes, gjë që sipas tyre, shkaktonte kaos brenda institucionit.
“Ka shumë turma, nuk ka rend. Domethënë nuk iu punon sistemi me numrat, aty është kaos. Nuk është vetëm kjo, të ishte vetëm kjo, lehtë do të rregullohej”, tha një qytetar.
“Ka turma, kaos është, njerëzit nuk kanë ardhur në punë. Nuk mund t’i kapin në telefon”, u shpreh një qytetar tjetër.
“Ja, po pritet radhë..
-Sa pritët ju?
– Jo, hoqëm dorë, do të vijmë më vonë.. Kam edhe punë tjetër edhe për shkak të rradhës, do të duhet të presim pak”, theksoi një qytetar.
“Relativisht shpejtë përfundohet puna, nuk kishte ndonjë pritje, kështuqë, me siguri do të jetë më mirë, por nuk pritej shumë”, u shpreh një qytetar tjetër.
Qytetarët që jetojnë jashtë, ankohen edhe për probleme me pajisjen me dokumente për shkak të harmonizimit të dokumenteve të Maqedonisë me ato të vendeve ku jetojnë. Ata thonë se shëtiten nga një institucion në tjetrin, vetëm për një shkronjë.
“Çfarë më tha ai në Beko, nëse dëshiron shko përsëri te certifikatat që ta përmirësosh këtë shkronjë. Tani këtu më thonë nëse dëshiron me termin të rregullt, do të nevojiten 2-3 muaj. Unë dëshiroj të shkoj, kam punë, kam fëmijë atje, nuk mund të rri këtu.. Unë kam pasaportë nga Maqedonia, kam certifikatë, kam shtetësi, përse bëni probleme, për shkak të se pasaporta në Jordani është ndryshe, kjo shkronjë është ndryshe në gjuhën maqedonase”, tha një qytetare./ Alsat.mk