Aksion policor në Prizren, arrestohet i kërkuari nga Shqipëria

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion policor në rajonin e Prizrenit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për KosovaPress se ky operacion policor ka të bëjë me luftën ndaj veprimtarive të ndryshime kriminale. Në këtë operacion arrestuar një person i cili ka qenë në kërkim me urdhër arrest nga Shqipëria.

“Mund të konfirmojmë se sot 20.01.2021, Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante, është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Prizrenit. Ky operacion policor ka të bëjë me luftën ndaj veprimtarive të ndryshme kriminale”, tha Kelani për KosovaPress.

Ai ka treguar se i arrestuari ka qenë në kërkim për veprën penale “rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje”.

“Si rezultat i operacionit policor, një person i dyshuar i cili ka qenë në kërkim me urdhër arrest nga Shqipëria për vepra penale ‘rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje’ është arrestuar”, tregoi Kelani.

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button