Taravari tha se mbeten në qëndrimin që pas gjashtë muajsh qeverisje të diskutojnë për ndryshimet kushtetuese

Taravari tha se mbeten në qëndrimin që pas gjashtë muajsh qeverisje të diskutojnë për ndryshimet kushtetuese

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari tha se mbeten në qëndrimin që pas gjashtë muajsh qeverisje të diskutojnë për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, fillimi i negociatave duhet të ndodhë sa më shpejt. Taravari nuk komentoi pyetjen se çfarë do të ndodhë, nëse ndryshimet nuk bëhen.

“Ne jemi konsistent në qëndrimet tona. Pas gjashtë muajsh ulemi e bisedojmë dhe e rishikojmë, i konsultojmë të gjithë faktorët me relevancë për ne dhe vazhdimisht jemi në komunikim me të gjithë faktorët për një gjë që është shumë e rëndësishme për ne, ajo është që Maqedonia sa më shpejt t’i fillojë negociatat për në Bashkimin Evropian sepse është për të mirën e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Maqedoni”, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button