OBSH shpall krizë shëndetësore globale, një virus i rrezikshëm po përhapet në Afrikë
Sipas drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, më shumë se 14,000 raste të llojit të ri të lisë së majmunëve janë regjistruar në Afrikë këtë vit, me të paktën 500 vdekje deri më tani.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur një emergjencë të shëndetit publik me rëndësi ndërkombëtare për herë të dytë në dy vitet e fundit për shkak të lisë së majmunëve. Vendimi vjen pasi u identifikua një shpërthim i sëmundjes në Republikën Demokratike të Kongos, i cili është përhapur në vendet fqinje, me 90 raste të regjistruara.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, më shumë se 14,000 raste të llojit të ri të lisë së majmunëve janë regjistruar në Afrikë këtë vit, me të paktën 500 vdekje deri më tani.
Lija e majmunit është një sëmundje virale që shkakton një skuqje fshikëzash. Transmetohet nëpërmjet kontaktit fizik me persona ose kafshë të infektuara, si dhe nëpërmjet kontaktit me materiale të kontaminuara. Megjithëse shumica e pacientëve shërohen plotësisht, sëmundja mund të jetë e rrezikshme për fëmijët, gratë shtatzëna dhe njerëzit me imunitet të dobësuar.
OBSH më tej raportoi se rastet e lisë së majmunëve janë të pranishme në 13 vende afrikane dhe një lloj i ri i virusit aktualisht po përhapet.