Një natë përkujtimore për Prof. Dr. Nuhi Vinca
Një natë përkujtimore për Prof. Dr. Nuhi Vinca

Në përkujtim të ndarjes nga jeta të Prof. Dr. Nuhi Vinca, organizohet një ceremoni përkujtimore që do të mbahet në Strugë në Teatrin Poshka me datë 18 Gusht, ora 18:00.
Prof. Dr. Nuhi Vinca i kushtoi jetën e tij edukimit dhe krijimtarisë, duke kontribuar në avancimin e arsimimit në periudha të vështira për shqiptarët në rajon. Me vargjet e tij lirike, ai u bë pjesë e vargut të respektuar kombëtar e artistik.
Në mbrëmjen përkujtimore janë të mirëpritur gjithë miqtë, të afërmit dhe bashkëpunëtorët nga Struga dhe Maqedonia e Veriut dhe më gjerë. Gjatë mbrëmjes janë të mirëpritur të gjithë për të ndarë kujtime dhe për të nderuar jetën dhe veprën e tij të jashtëzakonshme.
Prof. Dr. Nuhi Vinca ndërroi jetë më datë më datë 9 korrik në Prishtinë, ku jetonte dhe vepronte prej vitesh. Mbledhje përkujtimore u mbajt për veprën dhe jetën e tij edhe në Institutin Albanologjik në Prishtinë.