3 vjet burg dhe ndalesë të ushtrimit të detyrës për gjykatësin suprem Naqe Georgiev

3 vjet burg dhe ndalesë të ushtrimit të detyrës për gjykatësin suprem Naqe Georgiev

Gazetar: Suad Bajrami

3 vjet burg për gjykatësin suprem Naqe Georgiev, i cili në maj të këtij viti u kap në flagrancë duke marrë mito prej 10.000 eurosh, për të ndikuar në lehtësimin e procesit gjyqësor kundër ish kryetarit të Novo Sellës, Boro Stojçev, i cili akuzohet për trafikim me lëndë narkotike, shkruan Alsat.

“Duke e nënshkruar propozim-marrëveshjen i dyshuari N.G. nuk mohon se ka kryer vepër penale dhe duke e pasur parasysh që për këtë vepër parashikohet dënim me burg prej 1 deri në 10 vite burg, ka pranuar që t’i shqiptohet dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 vjet, por edhe ndalesë për ushtrimin e detyrës, veprimtarisë ose detyrimit të personit zyrtar në periudhë prej tre vjet”, thonë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni.

Gjatë ditës së djeshme, u arrit marrëveshje edhe për të dyshuarin e dytë, Ixhet Memetin, i cili gjatë kësaj kohës së kryerjes së veprës ka qenë anëtar dhe nënkryetar i Këshillit të Prokurorëve. Memeti, sipas akuzës, ka zhvilluar biseda telefonike dhe video thirrje me Georgievin dhe djalin e Stojçevit për të garantuar në këtë mënyrë se autoriteti i tij do të hyjë në funksion për marrëveshjen me prokurorinë dhe shqiptimin e dënimit më të ulët se sa parashikonte gjykata.

Memeti, pavarësisht se kishte mohuar akuzat e Prokurorisë, ai gjatë ditës së djeshme ka pranuar vullnetarisht veprën për të cilën ngarkohet. Ai ka pranuar që të dënohet me 1 vjet burg me kusht dhe ndalesë për kryerjen e detyrës zyrtare në afat prej tre vitesh.

“I dyshuari me firmosjen e propozim marrëveshjes pranoi fajin dhe pranoi veprën penale. Ai me marrëveshje paraprake me të dyshuarin e parë e ka shfrytëzuar ndikimin e tij si zëvendëskryetar dhe anëtar i Këshillit të Prokurorëve dhe gjatë muajit prill dhe maj të vitit 2024, përmes gjykatësit N.G i ka treguar dëshmitarit se gjoja ka ndërhyrë të mos ngritët propozim akuzë kundër babait të dëshmitarit, i dyshuar për lëshimin e paautorizuar në përdorim të lëndëve narkotike”, thonë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”, theksuan nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni.

Memeti ka qenë Ministër i Drejtësisë, Gjykatës Kushtetues, Avokat i Popullit dhe së fundi anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button