Ja çfarë thuhet në raportin e Policisë për vrasjen e 89-vjeçarit në Ferizaj
Ja çfarë thuhet në raportin e Policisë për vrasjen e 89-vjeçarit në Ferizaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmë në oborrin e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku një polic dyshohet se ka vrarë një 89-vjeçar.
Sipas raportit ditor të policisë, i dyshuari ishte jashtë detyrës zyrtare.
Në raport, thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:25 dhe se i dyshuari është dorëzuar në stacionin policor.
Raporti i plotë, pa ndërhyrje:
VRASJE
Fsh. Bibaj, Ferizaj 16.08.2024 – 19:25. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri. I dyshuari lidhur me rastin është një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. I dyshuari lidhur me rastin është vet-dorëzuar në stacionin policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe Inspektorati Policor i Kosovës të cilët do ta procedojnë rastin.