Taravari: Do të punësohen rreth 300 specialistë
Taravari: Do të punësohen rreth 300 specialistë

Gazetare: Linda Ebibi
Nota mesatare është kriteri bazë për punësimin e specializantëve, ndërkohë që prioritet në listën e punësimit do të kenë edhe ata që janë drejt fundit të specializimit, shkruan Alsat.
Nga ana tjetër, përfitim më të madh mund të kenë specializantët nga qytetet që kanë numër deficitar të punonjësve shëndetësorë.
Këto kritere i zbardhi sot ministri I Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili garantoi sërish se deri në fund të vitit, numri i të punësuave nga radhët e speciaizantëve do të jetë 300.
“Ne jemi duke i mbledhur dhe duke I përgaditur data bazët e specializantëve. Sot, zëvendës ministri me shefin e kabinetit kanë takim me grupin, përfaqësuesin e specializantëve dhe besoj se nga tetori do të fillojmë edhe me efektuimin, tetorë-nëntorë, sepse bëhet fjalë për 300 njerëz, 300 mjek të cilët duhet të punësohen”, tha Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.
Taravari garantoi gjithashtu se punëësimi i specializantëve do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhësm do të punësohen edhe 300 të tjerë.
“Unë shpresoj se gjithsej do të jenë 641 specializant privatë, mendoj se ndonjë prej këtyre specializantëve mund edhe të mos ketë interes, por ne si shtet do ti bëjmë ofertë. Duhet patjetër që deri në nëntorë të shpallim konkurs, ti punësojmë, 300 këtë vit dhe 300 vitin e ardhshëm”, u shpreh Taravari.
Specializantët privatë kishin protestuar disa herë për shkak të paknaqësive të tyre rreth sigurimit shëndetësor dhe pensional, si dhe pagës së tyre të ulët, prej 26 000 denarë. / Alsat.mk