Aktori Robert De Niro ka festuar në mënyrë të veçantë 81-vjetorin e lindjes. Ai u hodh nga një jaht në det dhe tregoi se mosha nuk është një problem i madh për të.
Vajza e tij Drena De Niro e ka shpërndarë videon në Instagram. Drena me rastin e ditëlindjes ka publikuar edhe disa fotografi. Disa e tregojnë atë duke u hedhur në det, ndërsa të tjerët tregojnë De Niron në rininë e tij.
“Gëzuar ditëlindjen aktori më i mirë në botë”, “Ai është më i forti, urime”, “Je i adhurueshëm”, janë vetëm disa nga komentet nën video.
Në moshën 79-vjeçare, De Niro mirëpriti fëmijën e tij të shtatë me partneren e tij Tiffany Chen, 35 vjet më e vogël. Dikur aktori tha se i pëlqen të jetë baba, por se përvoja është e ndryshme nga ajo e fëmijëve dhe nipërve të tij më të mëdhenj.
“Gjithçka është ndryshe. “Unë nuk u flas fëmijëve të rritur ashtu siç flas me fëmijën tim apo vajzën time 11-vjeçare, edhe pse ajo është mjaft e zgjuar”, tha ai.