Në Dibër për tre ditë me radhë asnjë rast me koronavirus

Në Dibër duke e përfshirë këtu edhe komunën Qendër Zhupa. në tre ditët e fundit nuk ka të diagnostifikuar të rinj me Kovid-19.

Sipas kompetentëve, rastet e fundit të reja u regjistruan më 28 gusht edhe atë nëntë kur për fat të keq vdiqën edhe dy persona.

Pritet të ketë të infektuar të rinj, duke e pasur parasysh numrin e briseve të marra për të cilët pritet rezultat, si dhe mosrespektim masiv i masave për mbrojtje.

“Nga fillimi i pandemisë e deri tani numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin 252 persona, prej tyre numri më i madh ose 201 janë nga faza e dytë e infektimit, gjegjësisht nga 5 qershori kur virusi i rrezikshëm pas 50 ditëve sërish u kthye në këtë zonë. Numri i konfirmuar i të infektuarve është nga mbi 1.250 testet e bëra”, thonë nga shërbimi epidemiologjik në Njësinë e punës të Qendrës për shëndet publik në Dibër.

Me një pacient të shëruar para dy ditëve, numri i përgjithshëm i atyre të cilët e kanë mundur betejën me virusin e rrezikshëm arrin 158, ndërsa për fat të keq e kanë humbur dhjetë persona.

Për momentin aktivë në sëmundje janë 84 persona nga të cilët mbi dhjetë janë hospitalizuar në institucionet shëndetësore në Shkup.

LEXO EDHE:

Back to top button