Hoxha e Ademi me Dinamo Zagrebin, eliminojnë Karabakun e Xhixha-s

Pas katërshes së Spartës së Pragës, Laçi, Tuci, Krasniqi dhe Rrahmani një tjetër sulmues shqiptar siguroi një “biletë” për garat e fazës kryesore të Ligës së Kampionëve. Bëhet fjalë për futbollistin e kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, që është pjesë e Dinamos së Zagrebit.
Skuadra e tij triumfoi me rezultatin 0-2 ndaj Karabakut të Redon Xhixhës. Kroatët kishin triumfuar edhe në shtëpi me rezultatin 3-0, duke bërë që rezultati i përgjithshëm të shkonte në 5-0. Arbër Hoxha u aktivizua në minutën e 84-t të sfidës, ndërkohë që Redon Xhixha e ndoqi duelin nga stoli. Kujtojmë se pjesë e Dinamos është kapiteni Arjan Ademi.