Bexheti: Do të debatojmë, por nuk do të votojmë për shkarkimin e Gashit

Bexheti: Do të debatojmë, por nuk do të votojmë për shkarkimin e Gashit

Deputet i Frontit Europian, Blerim Bexheti para nisjes së seancës në Kuvend për interpelancën ndaj kryeparlamentarit Afrim Gashi, tha se grupi parlamentar i Frontit Europian do t’i paraqes vërejtjet, por siç bëri të ditur për çështje parimore nuk do të votojnë për shkarkimin e Gashit.

“Ne do ti japim vërejtjet tona, për punën e z.Gashi, intervistës që qarkulloi gjatë ditës së djeshme, mendoj se ai duhet t’ju kërkoj falje shqiptarëve dhe të tërhiqet nga skena politike e jo më nga kryetar i Kuvendit. Por kjo do të mbetet në ndërgjegjen e tij. Por ne për arsye parimore, për çështje që janë ngritur do të debatojmë për argumentet por nuk do të votojmë për shkarkimin për iniciativën e partisë E Majta për çështje parimore dhe principele”, tha deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti.

LEXO EDHE:

Back to top button