TI-ja publikon listën “Ngjarjet e turbullta dhe të qarta”, kryeson gjykatësi Naqe Gjorgjiev

TI-ja publikon listën "Ngjarjet e turbullta dhe të qarta", kryeson gjykatësi Naqe Gjorgjiev

Transparency International (TI) publikoi listën e rasteve dhe veprimeve që kanë të bëjnë me sjelljet korruptive dhe luftën kundër korrupsionit, në kategorinë “Ngjarjet e turbullta dhe të qarta” . Në kategorinë e ngjarjeve të turbullta për muajin gusht 2024, në vend të parë është rasti i gjykatësit suprem, Naqe Gjorgjiev, përkatësisht marrja e ryshfetit dhe marrëveshja me Prokurorinë, ndërsa në kategorinë e ngjarjeve të qarta për muajin gusht në vend të parë është kallëzimi penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare të ushtruesit të detyrës drejtor i ndërmarrjes komunale në Gazi Babë, nën dyshimin se ka dëmtuar buxhetin e komunës në shumë prej 1.218.000 denarë. Si ngjarje të tjera kryesore në kategorinë e ngjarjeve të turbullta janë rasti i anëtarit të Prokurorisë Publike, Ixhet Memeti, i cili pranoi fajin dhe u pajtua me prokurorinë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button