“Ligji për Gjuhët”, Mickoski mes ligjshmërisë dhe destabilizimit

“Ligji për Gjuhët”, Mickoski mes ligjshmërisë dhe destabilizimit

Mes ligjshmërisë dhe cenimeve për destabilizim si pasojë e vlerësimit të kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve, kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është për rend dhe ligj. Sipas tij, presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese e cila aktivizoi nismat për vlerësim kushtetutshmërie pas dhjetëra muajve, nuk duhet ushtruar presion. Mickoski këto i quan rregulla të lojës!

“Këto janë rregullat e lojës dhe rregulli thotë sundim i ligjit, respektim i ligjit dhe Kushtetutës. Për këtë askush nuk guxon të ketë dilema. Ajo që unë u luta ishte që pavarësisht se sa është besimi në ato gjykata, të partizuara dhe shkatërruara nga qeveria e kaluar, të mos bëhet presion”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Kreu i Qeverisë nuk vlerëson se për situatën e tensionuar politike nevojitet një takim liderësh. Aq më pak vëmendje ndaj situatës kanë edhe Presidenca. Nga kabineti i Gordana Siljanovskas nuk treguan nëse kryetarja e shtetit është duke ndjekur zhvillimet, vlerëson një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, apo takim me aktorët politik në vend.

“Duke kërcënuar si në kohë të Kryqëzatave e duke përdorur një gjuhë folkloriste, ata mendojnë se do t’i shpëtojë karta e nacionalizmit. Është vonë, tepër vonë për makinacione të tilla, pjellë e komplekseve. BDI-në dhe Levicën i bashkon një gjë: FRIKA- Levica ka frikë nga gjuhët autoktone kurse BDI-ja ka frikë nga Drejtësia”, u shpreh Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve nxiti reagime politike dhe përplasje mes pushtetit dhe opozitës. VMRO-DPMNE-ja dhe VLEN akuzojnë BDI-në dhe LSDM-në se në kohën kur kanë sjell ligjin nuk kanë mbajtur llogari për pasojat juridike dhe pamundësinë e zbatimit, ndërsa Fronti Evropian akuzon koalicionin qeverisës së përmes tentativës për të abroguar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, po e çon vendin drejt destabilizimit politik dhe kushtetues. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button