Maks Verstapen nuk mohon mundësinë e kalimit te “Mercedes”-i

Maks Verstapen është në kontratë me “Red Bull”-in deri në vitin 2028, megjithatë holandezi nuk e mohon një kalim te “Mercedes”-i në të ardhmen, teksa ishte vetë shefi i skuderisë gjermane, Toto Volf, ai që i “thuri” elozhe tre herë kampionit të Botës pas Çmimit të Madh të Arabisë Saudite.

“Numri 1” i Mercedesit u shpreh se të gjithë do ta dëshironin në skuadër një pilot si Verstapeni, e më tej  i pyetur rreth këtyre komenteve, Verstapen theksoi se ka një vlerësim të madh për Volfin ndërsa shtoi se të ardhmes nuk i dihej kurrë.

“Për mua është një kënaqësi të dëgjoj fjalë të mira nga Toto Volf, megjithatë unë nuk ndikohem nga këto komente për të ardhmen. E respektoj shumë Volfin, pavarësisht disa “përplasjeve” në të kaluarën. Ishte normale, pasi ishim në garë për titullin. Por, e theksoj se respekti për të nuk më ka munguar kurrë.

 

Një kalim i mundshëm te Mercedes? Nuk e di çfarë do të ndodhë pas vitit 2028. Nuk e di nëse do të largohem nga Formula 1 apo do të nënshkruaj një kontratë të re. Është ende herët dhe nuk mund ta parashikoj të ardhmen”,- u shpreh Verstapen.

LEXO EDHE:

Back to top button