Masat e rrepta sigurie, Izrael-Itali para vetëm 3 mijë spektatorëve!

Për shkak të luftës në Gaza dhe masave të larta të sigurisë, ndeshjet e Izraelit tashmë janë plotësisht të blinduara nga masa shumë ët rrepta sigurie. Kjo ka sjellë edhe uljen në mënyrë të ndjeshme të numri të spektatorëve që lejohen për sfidat e kësaj përfaqësueseje, e cila i luan ndeshjet në fushë neutrale.
Të gjitha ndeshjet si pritëse, Izraeli po u luan në Hungari, ashtu si edhe disa ndeshje si udhëtuese pasi vendet ndaj të cilëve luan nuk kanë dëshirë të organizojnë sfida të kësaj përfaqësueseje. Edhe ndeshja me Belgjikën për këtë arsye u zhvillua në Debreçen po të Hungarisë, kurse ndeshja sotme do të luhet në stadiumin Bozsik Arena, i cili pret zakonisht ndeshjet e Honvedit.
Zakonisht, impianti i qytetit të Budapestit ka një kapacitet prej 8 mijë vendesh, por për shkak të masave të rrepta të sigurisë, ndeshjen e sotme do ta ndjekin rreth 3 mijë tifozë. 2000 prej tyre janë izraelitë, ndërsa pjesa tjetër e biletave u është shitur tifozëve italiane dhe atyre hungarezë të cilët duan të ndjekin këtë sfidë.