Vietnam, 59 të vdekur nga tajfuni Yagi

Vietnam, 59 të vdekur nga tajfuni Yagi

ajfuni Yagi ka vrarë 59 njerëz në Vietnam, ndërsa ka ‘shkatërruar’ shtëpi dhe godina të ndryshme në rajon. Përmbytjet dhe ndërprerjet e energjisë elektrike ishin ndër fatkeqësisë e shkaktuara nga tajfuni.

“Numri i të vdekurve nga tajfuni Yagi ishte 59, nga të cilët 44 vdiqën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shpejta,” njoftoi uebfaqja e lajmeve VNExpress. Disa orë më parë, autoritetet kishin njoftuar se numri i të plagosurve ishte 247.

Yagi u konsiderua nga meteorologët si tajfuni më i fuqishëm që goditi veriun e Vietnamit në tridhjetë vitet e fundit.

Rritet rreziku i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut

Rreth 1.5 milionë njerëz janë ende pa energji elektrike. Në provincën Phu Tho, në verilindje të kryeqytetit Hanoi, një urë rrugore u shemb mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar përmbytjet e makinave.

Niveli i ujit arriti në një metër në disa pjesë të qytetit Yen Bai.

LEXO EDHE:

Back to top button