Konflikt në Vlorë, plagoset me thikë një person

Pas një konflikti të momentit që ka ndodhur këtë të shtunë në Vlorë në ambientet e një lokali ka mbetur i plagosur me thikë një person. Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së Oficerëve në Vlorë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se një person rreth 42 vjeç identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është plagosur me thikë në këmbë, pas një konflikti të momentit me një tjetër.
Fatmirësisht i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.