Rrjetet sociale marrin flakë: Këto janë batutat më qesharake për iPhone 16 të ri
Prej 12 vitesh, shtatori është rezervuar për premierën e smartfonëve më të fundit të Apple. “iPhone 16” më në fund del në shitje, për kënaqësinë e shumë fansave të këtij telefoni.

Këtë vit nuk bën përjashtim, dhe gjigandi i teknologjisë nga Cupertino prezantoi para botës pajisjet e tij “iPhone 16” dhe “iPhone 16 Pro” në eventin e tij, dhe tani ato janë në dispozicion të publikut të gjerë.
Ky model solli performancë të përmirësuar, butona fizikë të përmirësuar dhe funksionalitete të reja që i lejojnë përdoruesit të ndërveprojnë më lehtë me pajisjen. “iPhone 16” vjen me nuanca të rifreskuara të ngjyrave që janë më të gjalla në krahasim me versionet e mëparshme. Përveç kësaj, kamera e dyfishtë në anën e pasme është e vendosur vertikalisht, duke kujtuar dizajnin e parë në iPhone 12 nga 2020.

Gjithashtu, një nga risitë më të mëdha që sjell “16” është butoni “Capture”, i ndjeshëm në prekje, i vendosur në anë të pajisjes. Ky çelës u jep përdoruesve akses më të shpejtë dhe më intuitiv në funksione të ndryshme të telefonit, nga marrja e fotove dhe videove deri te aktivizimi i aplikacioneve speciale. Ky sistem i ri ofron kontroll më të lehtë mbi pajisjen, duke eliminuar nevojën për gjeste të ndërlikuara dhe duke i lejuar përdoruesit të përdorin kamerën më lehtë edhe në lëvizje.
Katër modele do të jenë në dispozicion: “iPhone 16”, “iPhone 16 Plus”, “iPhone 16 PRO” dhe “iPhone 16 PRO MAX”.
That time of the year again pic.twitter.com/hWAfmv4aTr
— Apple Hub (@theapplehub) September 9, 2024

Duke qenë se asnjë prezantim i modeleve të reja të këtij telefoni nuk mund të kalojë pa vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale, kështu ka qenë edhe këtë herë.
Në X, komentet varionin nga telefonat që ishin pothuajse identikë me gjeneratat e mëparshme, tek shitja e një mushkërie për të blerë modelin Pro Max.
Në vazhdim ju sjellim postimet më qesharake nga rrjetet sociale me rastin e daljes në treg të modelit të ri të telefonit me logon “Apple”.
iPhone 16 pic.twitter.com/OANnocySXi
— Ramin Nasibov (@RaminNasibov) September 9, 2024