[FOTO/VIDEO] Shitet bunkeri i ri bërthamor i papërdorur 17 mijë euro: Ka vetëm një të metë!

Një reklamë që u shfaq në mediat lokale në Mançester, duke shitur një "bunker të ri, asnjëherë të përdorur" për 17,760 euro, u bë kryefjalë, të paktën në atë pjesë të Anglisë.

Siç thuhet, bunkeri ndodhet në fshatin Warchmill, pranë një fushe bujqësore. Një nga 1500 të ngjashme, të cilat u ndërtuan në vitin 1950 dhe të projektuara për të “mbijetuar” një sulm bërthamor nga Rusia.

Reklama dhe detajet e bunkerit janë publikuar nga “Mirror” .

 

Në tekst thuhet se ky bunker u krijua gjatë Luftës së Ftohtë dhe se plani ishte të strehonte vëzhgues që do të raportonin për pasojat e një sulmi bërthamor rus. Perbehet nga dy dhoma, ka tualet, perde dhe te gjithe arredimin e nevojshem. Ajo mund të përshtatet vetëm me tre persona dhe kjo, siç u shprehën, është e meta e saj “e vetmja”.

“Ai ka kapacitetin për të ruajtur ushqimin dhe ujin në të për dy javë. Edhe pse aksesohet vetëm me shkallë, është shumë komode”, thonë agjentët që po e shesin.

“Bunkeri nuk është përdorur kurrë. Pakoja me të përfshin një telefon dhe udhëzime për pajisjet që do të përdoren në rast sulmi, duke përfshirë një sirenë dore”, thuhet në reklamë.

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button