Futbollistët e Realit dominuan në ndarjen e çmimeve të Ligës së Kampionëve

Real Madridi e ka dominuar listën e çmimeve që i ndau UEFA për sezonin 2023/24 në Ligën e Kampionëve. Vinicius Junior, Xhud Belingham e Kilian Mbape i morën sonte çmimet individuale kryesore të Ligës së Kampionëve.

Vinicius Jr mori çmimin “Lojtari më i Mirë i Sezonit 2023/2024”, e po ashtu ishte pjesë e “Ekipit Ideal të sezonit.

Kolegu i tij i skuadrës, anglezi Xhud Belingham ishte më i mirë në katëgorinë “Lojtari i Ri më i mirë i Sezonit 23/24 dhe gjithashtu ishte pjesë e “Ekipit ideal të Sezonit” në këtë garë.

Ndërkohë sulmuesi francez Kilian Mbapé e fitoi çmimin “Këpuca e Artë”, si golashënuesi më i mirë i Sezonit 23/24 në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button