Policia mbyt ariun polar në Islandë

Policia mbyt ariun polar në Islandë

Policia qëlloi dhe vrau një ari të rrallë polar të parë në një fshat të largët në Islandë pasi u konsiderua si një kërcënim, thanë autoritetet.

“Ariu u vra në pjesën veriperëndimore të vendit pasi policia u konsultua me agjencinë kombëtare të mjedisit, e cila refuzoi të zhvendoste kafshën”, tha shefi i policisë së Westfjords, Helgij Jensson, shkruan Guardian.

“Nuk është diçka që na pëlqen ta bëjmë. Në këtë rast, ariu ishte shumë afër vilës së verës,” shpjegoi ai.

Pronarja e vilës, një grua e moshuar, u tmerrua dhe u mbyll lart teksa ariu gërmonte nëpër mbeturinat e saj, tha Jensson. Gruaja kontaktoi vajzën e saj në kryeqytetin Rejkjavik duke kërkuar ndihmë.

“Ajo qëndroi atje,” tha Jensson, duke shtuar se pronarët e tjerë të vilave verore në zonë kishin shkuar në shtëpi.

Arinjtë polarë herë pas here dalin në breg pasi udhëtojnë në ajsbergë nga Grenlanda, sipas Anna Sveinsdottir, drejtoreshë e koleksioneve shkencore pranë Institutit Islandez të Historisë Natyrore. Shumë ajsbergë janë parë në bregun verior javët e fundit.

Megjithëse sulmet e arinjve polarë ndaj njerëzve janë jashtëzakonisht të rralla, një studim i vitit 2017 në Buletinin e Shoqërisë së Kafshëve të Egra thotë se humbja e akullit të detit për shkak të ngrohjes globale ka çuar në ardhjen e më shumë arinjve të uritur në tokë.

LEXO EDHE:

Back to top button