Reijnders: Deshëm ta fitonim këtë ndeshje, komplimente ekipit

Mesfushori holandez i Milanit, Reijnders, u zgjodh lojtari i ndeshjes, pas triumfit 1-2 që “kuqezinjtë” regjistruan në derbin ndaj Interit. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas sfidës për mirkofonin e DAZN, Rejinders deklaroi se kjo është fitorja e ekipit.
“Kemi luajtur shumë mirë sot, deshëm ta fitonim këtë ndeshje. Deshëm që t’ia dilnim pas një ndeshje të fundit shumë të vështirë. Duhet t’i bëj komplimente skuadrës, e ndjejmë mbështetjen e tifozëve tanë, të cilët kanë qenë të jashtëzakonshëm edhe në këto momente”, u shpreh Reijnders.