Stefano Pioli: Kristiano Ronaldo është superior ndaj Lionel Messit

Stefano Pioli prej disa ditësh është trajneri i ri i Al-Nassr. Ish-trajneri i Milanit ka zgjedhur Arabinë Saudite si fazën e re të karrierës së tij në stol dhe do të ketë në dispozicion Kristiano Ronaldon.

Pioli ka folur pikërisht për portugezin në një intervistë për “TNT Sports”. Pyetjes klasike për preferencën mes atij dhe Lionel Messit, trajneri nga Parma iu shkurt.

“Mendoj se Kristiano Ronaldo është superior ndaj Messit, sepse ka shënuar më shumë gola se sa ka luajtur ndeshje”.

LEXO EDHE:

Back to top button