Tamu Abraham: Milani, është vendi ku kam dashur të jem

Pasi mbërriti nga Roma në formë huazimi të thatë te kuqezinjtë, në orët e fundit të merkatos së verës, qendërsulmuesi anglez Tamu Abraham çuditërisht po imponohet si një nga më të mirët e Milanit te Fonseka.

Ish-lojtari i Çellsit, për t’u transferuar te “kuqezinjtë” në fund të gushtit, vendosi ta ulte pagën e tij prej 5 milionë eurosh neto. Menjëherë e bëri të qartë, edhe publikisht, se preferonte më shumë aventurën e “kuqezinjve” se sa atë “verdhekuqe”.

Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, Abraham gjithashtu ka ide të qarta për të ardhmen e tij. Ai dëshiron të qëndrojë te Milani edhe përtej këtij sezoni. Megjithatë, negociatat do të duhet ende të specifikohen, duke qenë se asnjë opsion blerjeje nuk është përfshirë në marrëveshjen e përcaktuar disa javë më parë mes dy klubeve italiane, e cila dërgoi Salemakersin në kryeqytet.

“Kur pashë që një klub si ky më donte, nuk mund të bëja asgjë veçse të prisja. Është vendi ku kam dashur të jem. Roma është e rëndësishme për mua si skuadër, por ndonjëherë në jetë duhet të dish se kur të rritesh ose të ndryshosh. Tani jam i fokusuar te Milani, ndërsa Romës i uroj më të mirën,” u shpreh Tamu Abraham.

LEXO EDHE:

Back to top button