“Vetëm sa të zhbllokohet, Lautaro do të jetë i pandalshëm”

Alessandro Altobelli për “Gazzetta dello Sport” ka folur momentin e vështirë që po kalon sulmuesi argjentinas, kapiteni i Interit, Lautari Martinez.
“Goli djema, goli është gjithçka për ne sulmuesit. Unë e di se çfarë do të thotë të kalosh një moment si ai që po përjeton Lautaro. Kur nuk shënon, porta të duket gjithnjë e më e vogël. Vuan dy herë më shumë si sulmues. Vetëm i duhet të zhbllokohet, pastaj do ta shihni që nuk do të ndalet më,” tha Altobeli.
Ish-sulmuesi i zikaltërve gjen mënjëherë pikën e dobët te argjentinasi.
“Lautaro nuk duket fizikisht në maksimumin e tij, kjo është e qartë për të gjithë. Sidoqoftë, unë isha në stadium për derbin dhe e pashë duke punuar shumë, i dha asistencë Dimarco-s. Më shumë se forma, Lautaros i mungon zgjedhja e duhur para portës. Pas golit të parë gjendja e tij do të përmirësohet papritur”.
Inzaghi megjithatë këmbëngul në sulm me “ThuLa”.
“Është e drejtë të fokusohet tek ata, e gjejnë njëri-tjetrin me sy mbyllur këtë. Elementët e duhur të sulmit janë atje. Këtu kam parasysh Taremi, i cili është një qendërsulmues i fortë, i kompletuar dhe punon për skuadrën. Ndoshta ka ardhur koha t’i japin atij më shumë hapësirë,” tha në fund Altobeli.