Pedri: Kishte faul ndaj Pau Viktorit në golin e dytë dhe penalti ndaj Jamalit

Mesfushori i Barcelona-s, Pedri, ka kritikuar gjyqtarin pas humbjes 4-2 ndaj Osasuna-s në La Liga. Hansi Flik bëri shumë ndryshime në formacionin titullar, duke zgjedhur t’i dorëzojë sulmuesit Pau Viktor debutimin e tij nga minuta e parë në sulm në krah të Robert Levandovskit.

Debutuan si titullar edhe Serhi Domingez dhe Zherard Martin në mbrojtje, pasi trajneri gjerman zgjodhi atë që dukej si një formacion 5-3-2. Pedri foli pas ndeshjes për rezultatin, duke theksuar se vendimet e arbitrave nuk kishin shkuar në mënyrën e duhur, duke i kushtuar fitoren skuadrës së tij.

“Kishte një faull shumë të qartë ndaj Pau Viktor para golit të dytë të Osasuna-s dhe pati një penallti shumë të qartë ndaj Lamine Jamal. Arbitri nuk ka qenë i drejtë me ne”, tha mes tjerash Pedri.

LEXO EDHE:

Back to top button