Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Nepal është rritur në 148

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shirat e musonit në Nepal është rritur në 148, thanë sot autoritetet lokale.

Të paktën 55 persona të tjerë janë në kërkim, njoftoi DPA. Reshjet e dendura që filluan të enjten vonë mbuluan pjesën më të madhe të vendit dhe ishin veçanërisht të dendura në pjesët lindore dhe qendrore të vendit.

Zëdhënësi i policisë së Nepalit, Dhan Bahadur Karki, tha se të paktën 101 persona u plagosën në të gjithë vendin.

“Kërkimet për të zhdukurit janë ende në vazhdim dhe familjet e prekura janë zhvendosur në vende të sigurta. Ndoshta do të duhen edhe disa ditë”, tha ai.

Që nga nata e së shtunës, ekipet e kërkimit kanë gjetur të paktën 35 trupa në autobusë të varrosur nën tokë rreth Katmandu. Policia nepaleze tha se gjithsej 3661 persona u evakuuan.

Më shumë se gjysma e viktimave janë në kryeqytetin Katmandu dhe zonat përreth.

Mediat lokale raportojnë për reshjet më të mëdha të shiut në dekadat e fundit. Reshjet e shiut dëmtuan ndjeshëm infrastrukturën, duke përfshirë rrugët dhe urat. Qeveria ka vendosur mbylljen e të gjitha shkollave për tre ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button