“El Clasico” speciale, legjendat e Barcelonës përball atyre të Realit

Barcelona ka paralajmëruar një ndeshje speciale “El Clasico” më 28 nëntor, një ditë para 125 vjetorit të klubit. Skuadra e “Barca Legends” do të përballet me Legjendat e Real Madridit në stadiumin Khalifa në Al Rajan në Katar.

Kjo ndeshje nuk është vetëm një ngjarje emocionuese për skuadrat, por edhe një festë e rëndësishme e një momenti historik të jashtëzakonshëm në historinë e Barcelonës. Ka qenë faqja zyrtare e Barcelonës që ka njoftuar për datën e ndeshjes.

 

“Një ditë para se FC Barcelona të festojë 125 vjetorin e saj, Legjendat e Barca do të luajnë me Legjendat e Real Madridit në stadiumin Khalifa në Katar”.

 

Kjo përplasje e ardhshme do të jetë takimi i tretë mes këtyre skuadrave legjendare. Ndeshja e tyre e parë ishte në vitin 2017, kur Barcelona fitoi 3-2. Në takimin e tyre të dytë në 2021, Real Madridi gjithashtu fitoi, duke përfunduar 3-2. Tifozët mund të presin me padurim një ndeshje argëtuese me shumë legjenda të dy klubeve që pritet të zbresin në fushë

LEXO EDHE:

Back to top button