Rud Van Nistellroj, bën një gjë të pazakonshme drejt gjyqtarit Stieler

Ndihmëstrajneri i Man. Junajtedit, Rud Van Nistelellroj, duket se ka inkurajuar gjyqtarin Tobias Stieler që ta ndëshkonte me karton të verdhë, pas golit të barazimit nga Porto. Në fakt, Stieler iu afrua holandezit për ta paralajmëruar atë, por Van Nistellroj i befasoi të gjithë duke e inkurajuar atë që ta ndëshkonte me karton.Ish-sulmuesi i Man. Junajtedit ngre gishtin para se Stieler të nxerrte kartonin e verdhë nga xhepi
Përndryshe, Van Nistelroj ishte bërë pjesë e stafit të trajnerëve të Ten Hag gjatë muajit gusht së bashku me Rene Hake. Ish-trajneri i PSV-së, i cili ka luajtur për Junajtedin mes viteve 2001 dhe 2006, i janë dhënë merita për sjelljen e një perspektive të re tek klubi anglez
Ndërkohë në terrenin e gjelbër, Man. Junajtedi e nisi në mënyrë perfekte ndeshjen ndaj Portos, ata u ndalën me barazim në ‘Estadio do Dragao’. Rasmus Hojlund dhe Marcus Rashford shënuan për t’i dhënë epërsinë prej 2-0 ‘Djajve të Kuq’, para se Pepe dhe Samuel Omorodion të barazonin për vendasit.
Në pjesën e dytë pikërisht Omorodion shënoi për ta rikthyer avantazhin në të mirë të vendasve, para se Maguire eventualisht në fundin e ndeshjes të realizonte për rezultatin përfundimtar 3-3.
Goli i parë i Omorodion duket se e ka nervozuar tej mase Van Nistelrojin, i cili u tregua mjaft i zëshëm në ankesat e tij kundrejt gjyqtarit gjerman Stieler.