Izraeli sulmon një xhami në qendër të Rripit të Gazës

Izraeli sulmon një xhami në qendër të Rripit të Gazës

Ushtria e Izraelit ka konfirmuar kryerjen e një sulmi ajror ndaj një xhamie në qendër të Rripit të Gazës. “Në atë strukturë gjendej një qendër komanduese dhe kontrolli e terroristëve të Hamasit”, thuhet në njoftimin e forcave të Tel Avivit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për të paktën 24 të vrarë dhe 93 të plagosur në sulmet e kryera në xhaminë në fjalë, por edhe në një shkollë. Të dyja këto struktura strehonin me qindra të zhvendosur, njofton zyra e shtypit e qeverisë në Gaza. Ndërkohë, ushtria izraelite konfirmon se në kampin e refugjatëve Xhabalia, në veri të enklavës palestineze, ka nisur një operacion të ri tokësor.

“Fushata do të vijojë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme për të shkatërruar infrastrukturën terroriste në zonë”, thuhet në një komunikatë të ushtrisë, të cituar nga mediat izraelite. Tel Avivi thekson se në shënjestër ka depozita armësh dhe tunelet e celulave operative në veriun e Gazës.

LEXO EDHE:

Back to top button