Sulmet izraelite në Liban, konfirmohen 20 viktima dhe 93 të plagosur
Sulmet izraelite në Liban, konfirmohen 20 viktima dhe 93 të plagosur

Sulmet izraelite vanë 23 persona dhe plagosën 93 të tjerë në Liban gjatë 24orëve të fundit.
Lajmi konfirmohet nga ministria libaneze e Shëndetësisë, e cila në një deklaratë të përditshme, tha se sulmet izraelite synonin qytete dhe fshatra në Libanin jugor dhe verior, duke përfshirë zonat e Nabatieh, Bekaa, Baalbek dhe Malin Liban.
Mëngjesin e kësaj të diele, një shtëllungë e madhe tymi u ngrit në horizontin e kryeqytetit libanez pas një sulmi që kishte në shënjestër periferitë e qytetit. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nuk komentuan se cili ishte objektivi i tyre.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se gati një vit pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, vendi i tij tani po lufton në shtatë fronte, dhe se nuk ka ndërmend të tërhiqet.