Hezbollahu sulmoi qytetin Haifa

Hezbollahu sulmoi qytetin Haifa

Hezbollahu e sulmoi me raketa qytetin e tretë më të madh të Izraelit, Haifa, tha policia izraelite. Hezbollahu tha se e sulmoi një bazë ushtarake me një breshëri raketash “Fadi 1”. Mediat izraelite thanë se dy raketa ranë në bregdetin mesdhetar të Haifës, ndërsa pesë të tjera goditën Tiberiasin, rreth 65 kilometra larg. Policia tha se disa ndërtesa dhe prona janë dëmtuar dhe se u raportua për disa të plagosur lehtë. Ushtria izraelite tha se avionët e saj luftarakë goditën objektiva që i përkisnin Selisë së Inteligjencës së Hezbollahut në Bejrut, përfshirë mjete për grumbullimin e informatave, qendra komanduese dhe infrastruktura të tjera. Ushtria izraelite tha se në orët e fundit i bombardoi depot e armëve të Hezbollahut në zonën e Bejrutit. Sulmet ajrore goditën gjithashtu objektiva të Hezbollahut në Libanin e Jugut dhe zonën e Bekës, tha ushtria. Izraeli e fajësoi Hezbollahun se qëllimisht i ka vendosur qendrat e komandës dhe ka fshehur armatimin nën ndërtesat e banimit në zemër të Bejrutit, duke rrezikuar popullsinë civile. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button