Të hënën nis SkupiFestival

Të hënën nis SkupiFestival

Të hënën më 14 tetor, nis SkupiFestival, me shfaqjen e parë që vjen nga Teatri Kombëtar i Kosovës “1984”, nga autori Xhorxh Orvel, regjia Igor Mendjiski, shkruan Alsat.

Ky festival, do të mbahet deri më 18 tetor në Shkup, dhe do të sjellë shfaqje nga prodkusione të ndryshme ndërkombëtare.

Mbyllja solemne e festivalit do të jetë më 18 tetor, ku edhe do të ndahen çmimet nga juria profesionale e përbërë nga Handan Salta, Keti Doncevska dhe Drita Kaba Karaga.

Biletat për të parë shfaqjet e këtij festivali mund t’i gjeni në biletarinë e Teatrit Shqiptar, ndërsa çmimi për një bilet është 200 denar.

LEXO EDHE:

Back to top button