Raporti për foshnjën 14 muajshe, sot ose të hënën
Raporti për foshnjën 14 muajshe, sot ose të hënën

Sot ose më së voni të hënën pritet të publikohet raporti përfundimtarë në lidhje me vdekjen e foshnjës 14 muajshe dhe lehonës nga Kumanova e cila humbi jetën pas lindjes, për të konstatuar në të dyja rastet nëse ka pasur gabim mjekësor. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se ata janë kompetentë që raportin ta shpalosin para opinionit, ndërsa për masa konkrete duhet të vendosin organet gjyqësore. /Alsat.mk