Arsova: Kujdesi për shëndetin mendor nuk është luks por është nevojë
Arsova: Kujdesi për shëndetin mendor nuk është luks por është nevojë

Kujdesi për shëndetin mendor nuk është luks por është nevojë. Kështu theksoi drejtoresha e Klinikës për Psikiatri Sllavica Arsova, në shënimin ditës botërore të Shëndetit Mendor. Këtë vit synohet ndërgjegjësimi për shëndetin mendor në vendet e punës, sepse pjesën më të madhe të kohës qytetarët e kalojnë në vendet e tyre të punës. Arsova tha se për shëndet mendor më të mirë është e nevojshme të kemi marrëdhënie ndërpersonale më të mira, të punohet në grup, një koleg të ndihmojë tjetrin, në mënyrë që të ketë efikasitet më të mirë për çdo proces pune.
“Shëndeti mendor nuk është luks, por është nevojë dhe e drejtë e çdo individi, pra aq sa duhet të jesh fizikisht i shëndetshëm aq edhe mendërisht, dhe shëndeti mendor nuk nënkupton vetëm mungesën e ndonjë sëmundje, por të ndjehesh i gëzuar, i lumtur, këndshëm dhe këtë vit tema është e ndërlidhur me shëndetin mendor në vendin e punës”, tha Sllavica Arsova drejtoreshë në psikiatri. /Alsat.mk